Mario Morina: Ky derbi me i rendesishem

Mario Morina: Ky derbi me i rendesishem, e fitojme ne

Ne konferencen e rradhes per mediat Mario Morina ka bere analizen e tij per derbin e te henes. “Cdo ndeshje ka specifiken e vet dhe ky derbi eshte me i rendesishem se ata qe kemi zhvilluar gjate ketij kampionati. Kjo sepse luhet sezoni dhe fati i titullit kampion. Shpresojme te fitojme per te kenaqur te gjithe tifozet tane dhe besojme se do t’ia arrijme me sukses te permbushim objektivin. I gjithe populli bardheblu deshiron te fitoje kete derbi, i cili do mbahet mend gjate, pasi na con me prane titullit kampion. Jemi te gjithe te ndergjegjshem per rendesine qe ka kjo perballje. Kemi besim te forca e grupit tone se do ta fitojme edhe kete sfide. Dueli me Nexhipin? Mund te quhet e tille, por di te them se Nexhipi do me shohe gjithnje nga poshte, sepse nuk do me kaloje kurre. Ata jane te sigurte per fitoren, por kete here do humbasin. Ne jemi mesuar me trysnine, ndaj kjo nuk na penalizon. Do doja te ishim ne prites ne kete takim, sepse 5 mije tifoze te Tiranes nuk jane shume. Duke pare se kaq ata jane ne perballje krejt normale, ne derbi do e kishin “sunduar” stadiumin. Di vetem t’u them tifozeve tane, qe fundi i derbit do te shoqerohet me feste”, ka deklaruar Morina.

Mario Morina

POSTIME TE NGJASHME