Tirana eshte mundur ne Kukes me rezultatin 4-1. Bardheblute kane pesuar kater gola ne pjesen e dyte duke dale pa asnje pike nga kjo transferte e veshtire. Fillimisht ka qene Izair Emini ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 54’ pas nje goditje te sakte brenda zones. Ne minuten e 63’ ka qene Pero Pejic ai qe ka shenuar golin e dyte pas nje 11-metershi te realizuar sakte.

Bardheblute kane provuar te kunderpergjigjen duke shenuar ne minuten e 72’ me ane te Turtullit pas nje goditje kendi dhe nje devijimi te sakte me koke nga mbrojtesi.

Megjithate kaq nuk ka mjaftuar per te rihapur takimin. Carioca ka shenuar golin e trete per Kukesin ne minuten e 76’ ndersa Pejic ka shenuar golin e katert ne minuten 89’.

Me kete humbje Tirana mbetet ne vendin e gjashte me 32 pike ndersa te premten do te perballet me Partizanin, takim i cili do te luhet te premten ne oren 19:00.

SHPËRNDAJE