Gugash Magani: Fitorja ne derbi na afron me titullin kampion

Ne konferencen e rradhes per mediat, trajneri i Tiranes Gugash Magani ma bere analizen e tij per derbin me Partizanin. Tekniku ka folur me mjaft siguri per arritjen e objektivit, suksesin ne 90 minutat e te henes ne mbremje. “Te gjitha ndeshjet me Partizanin kane qene te luftuara, pasi ne te dyja kampet kane kerkuar gjithnje fitoret. Por ne kete 90-minutesh luajme objektivat e sezonit. Ne per titullin, ndersa ata per Europen. Nje fitore ne derbi do te na e bente me te lehte vazhdimin. Ne kete takim, ne vijme pas 5 fitoreve radhazi. Situata dhe morali i skuadres eshte shume i mire, por mos harrojme qe eshte nje 90-minutesh ku pritet gjithcka. Ndaj ne do te futemi ne fushe te luajme gjithcka per gjithcka, pasi na duhen vetem tri piket. Cdo ndeshje ka specifiken e vet, por kjo ndeshje fitohet me bindje, motivim, qetesi dhe pa krize besimi. Ta mendojme kete si nje ndeshje te radhes, qe ne finish te marrim ate cka synojme. Gjithcka mund te ndodhe, ndonese une kam bindjen qe do ta fitojme kete takim. Gjithcka t’ia leme fushes. Edhe une pres gjykim korrekt, ashtu si Duro. Me histori nuk merrem, por duhet te kuptojme dicka, qe eshte anormale qe ne keto pozita ku ne jemi, te kete tolerime. Me duket “flluske sapuni” kjo. Garantoj vetem dicka, qe 90-minuteshi do jete shume i luftuar ne aspektin sportiv. Dhe ne fund do t’ia dale me i miri dhe ai qe ka pasur ecuri me te mire sezoni dhe une them qe do e fitoje Tirana. Edhe 500 po te ishin tifozet tane ne stadium, serish do te ndiheshin, pasi per menyren e organizimit ata jane te paret”, ka deklaruar Magani.

Gugash Magani

POSTIME TE NGJASHME