Gugash Magani: Fitojme derbin per titullin

Ne konferencen e rradhes, trajneri i Tiranes Gugash Magani ka bere analizen e tij per derbin dhe rendesine qe ka ky takim per bardheblute. “Derbi eshte i kryeqytetit dhe normalisht qe duhet te luhet ne Tirane. Pas kaq shume javesh qe kemi luajtur ne transferte, me ne fund do te rikthehemi ne shtepi, fakt qe pa dyshim na jep zemer. Ne kete sfide nuk ka favorite, pertej forces se njeres apo tjetres skuader. Shanset jane 50 me 50 dhe, dashur pa dashur, edhe qe te tre rezultatet e perfshira. Me nje fitore, ne hedhim nje hap drejt titullit. Por, nuk duhet te harrojme ne asnje moment qe nuk eshte ndeshje qe e percakton titullin, pasi ka ende shume perballje te tjera. Duhet te futemi ne fushe duke e vleresuar shume kundershtarin dhe duke pasur ne konsiderate faktin qe kjo ndeshje kerkon qetesi dhe shume djerse ne fushen e lojes. Une nuk jam marre asnjehere me gjykimin dhe s’do ta bej asnjehere. Por, ne dy derbet e fundit, ku ne te parin na u mohua nje penallti dhe ne te dytin kur u dha penalltia, mendoj se kane ndikuar ne loje. Megjithate, une nuk kam thene se gjykimi e vendosi rezultatin. Por dua qe neser, takimi te gjykohet nga nje gjyqtar nderkombetar, qe te duroje presionin. Tifozet jane pjese e rendesishme e Tiranes, pasi na kane qendruar prane ne cdo moment. Cdo skuader ka pika te forta dhe te dobeta. Nuk mund te flas per pika te dobeta perpara ndeshjes, pasi mund te rezultojne flluska ne rast te nje humbjeje”, ka deklaruar Magani.

Fitojme derbin per titullin

POSTIME TE NGJASHME