Gugash Magani: Besojme tek fitorja

Nje dite para ndeshjes me Kukesin, trajneri i Tiranes Gugash Magani ka bere analizen e tij per 90 minutat delikate qe i pret bardheblute.
“E kam thene edhe here te tjera qe cdo ndeshje ka rendesine e vet, aq me shume qe tashme presioni dhe trysnia jane ne nivele te larta. Ne vijme pas dy humbjeve dhe na duhet qe te marrim vetem nje rezultat pozitiv, qe, ne kete ndeshje, perkthehet me fitore. Eshte nje ndeshje qe per ne e vendos shume. Dreka me drejtuesit ka rikthyer qetesine e plote ne ekip. E rendesishme eshte qe keto vleresime qe ben presidenti yne, une dhe lojtaret duhet qe t’i transmetojme ne fushen e lojes. Nese nuk do te kisha besim per titullin, s’do te jepja asnje interviste dhe do te isha larguar per ne shtepi. Mendoj se fakti qe do luajme ne fushe mike na penalizon. Nese skuadrat e tjera do te kishin luajtur si ne, nuk do te kishin kurrsesi piket qe kane aktualisht. Takimi fitohet duke punuar shume dhe duke besuar shume. Si dhe mbi te gjitha, duke treguar qe ne jemi Tirana ne fushen e lojes dhe jo ne leter. Nese do te tregojme Tiranen ne fushe, mendoj se do ta fitojme ndeshjen. Po ju them edhe qe ne jemi ne gare dhe per Kupen e Shqiperise, nje objektiv dytesor pas titullit kampion. Mendoj se Kukesi ka avantazhin e faktit qe vjen pas nje fitoreje dhe vjen me euforine e pese pikeve avantazh. Por asgje tjeter nuk me tremb te Kukesi”, ka deklaruar Magani.

Gugash Magani

POSTIME TE NGJASHME