Flamurtari – Tirana 0-1

Gol: Malaj 86′

Tirana ka nisur si duhet vitin 2016 me nje fitore teper te rendesishme. Nje gol i Argjend Malaj ne minuten e 86′, pas nje aksioni fantastik te Likes dhe Bakaj, ka sjelle fitoren qe vlen shume ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Tirana ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire ne Vlore perballe Flamurtarit duke mos e lejuar kundershtarin per asnje moment te rrezikoj porten e mbrojtur nga Edvan Bakaj. Ne pjesen e pare bardheblute i kane shkuar prane golit por ne fund nuk kane mundur ta realizojne ate. Ne pjesen e dyte skuadra ka administruar lojen per te pritur momentin e duhur dhe goditur kundershtarin. Me kete fitore Tirana ben nje hap teper te rendesishem per kualifikimin ne gjysemfinalet e Kupes se Shqiperise. Ndeshja e kthimit do te luhet ne “Selman Stermasi”, ne daten 17 shkurt.

image