Flamurtari FC – KF Tirana 0-2 – Golat e Ndeshjes

Tirana ka marre nje trepikesh te rendesishem ne transferte ndaj Flamurtarit. Dy golat e Elis Bakaj ne pjesen e pare i kane dhene fitoren bardhebluve ne Vlore. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka prodhuar shume ne perballjen e sotme dhe ka patur mundesi te shenoj me teper por Halili dhe fati ne disa raste e kane shmangur goleaden. Golin e pare Elis Bakaj e ka shenuar ne minuten e 22′ pas nje goditje te sakte brenda zones ndersa golin e dyte sulmuesi e ka realizuar vetem nje minute pare se te mbyllej pjesa e pare per ti dhene qetesine skuadres. Ne pjesen e dyte Tirana ka bere mjaft mire duke administruar avantazhin e dyfishte dhe duke i shkuar shume prane golit te trete. Me kete fitore bardheblute jane ngjitur ne kuoten e 25 pikeve, ne vendin e peste duke ngushtuar diferencen me kundershtaret. Ndeshja e rradhes luhet te shtunen ne “Selman Stermasi” perballe Vllaznise.