Egbo dhe Gvozdenovic ne krye te skuadres

KF Tirana deshiron te sqaroje ceshtjen e pankines bardheblu nepermjet kesaj deklarate per mediat. Pas largimit te trajnerit Shkelqim Muca, skuadra ka vijuar normalisht pergatitjet per ndeshjen e rradhes qe perkon me takimin e te merkures ne Kupen e Shqiperise perballe Kastriotit. Bardheblute i jane besuar dyshes Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic. Te dy trajneret, pjese e stafit teknik prej fillimit te sezonit e njohin mjaft mire skuadren si dhe kane eksperiencen e duhur per ta ndihmuar ekipin te rikthehet tek rezultatet. Te dy trajnereve i eshte kerkuar nga klubi te marrin ne dore drejtimin e plote te skuadres dhe pergatitjet e saj per ndeshjen e rradhes ne Kupen e Shqiperise dhe ate ne kampionat. Ekipi ka vijuar stervitje ne dy ditet e fundit me perqendrim maksimal te takimet e rradhes. KF Tirana nuk nxiton te percaktoj emrin e trajnerit te ri per skuadren duke zgjedhur te veproje me maturi. KF Tirana i kerkon tifozeve te ruajne qetesine ne nje situate qe do te rendohej me teper pa mbeshtetjen e tyre.

image