Tirana nuk ka treguar interes per asnje futbollist te Partizanit

Drejtori sportiv i Tiranes Devi Muka ka sqaruar opinionin publik per emrin e Nderim Nexhipit, lojtar i permendur se fundmi ne media. “Duke marre shkas nga nje shkrim i bere sot ne mediat sportive, dua te sqaroj se klubi nuk ka treguar interes per asnje futbollist te Partizanit. Ne asnje moment nuk kemi shprehur interes, permendur emer te pervecem apo tentuar ndonje futbollist te klubit te Partizanit. Nuk eshte e mire qe ti rrisin lojtareve te ndryshem prestigjin duke perdorur fanellen tone dhe emrin e Tiranes. Klubi ka bere me te miren gjate kesaj periudhe duke afruar shtate futbolliste e duke punuar per te kompletuar skuadren brenda pak ditesh. Tirana eshte treguar shume serioze ne merkaton e veres duke publikuar detaje per lojtaret e preferuar dhe duke mos kontaktuar lojtare te cilet jane ne kontrate me klube te tjera, gjithcka konform rregullave. Shume shpejt presim zhvillime te tjera mjaft pozitive per sezonin e ri”, ka treguar Devi Muka.

devi muka

POSTIME TE NGJASHME