Devi Muka: Skuadra ka gjetur grinten e duhur

I kenaqur pas fitores me Lacin, per menyren se si skuadra ka luajtur dhe grinten e treguar ne fushe, drejtori sportiv i Tiranes Devi Muka ka analizuar prag derbin. “Jemi ne rruge teper te mbare. Ekipi, pas humbjes ne Kupe, ka rifituar moralin e duhur. Tashme shoh nje skuader plot grinte. Eshte pikerisht kjo Tirane qe te gjithe prisnim. Me Lacin u zhvillua ndeshja me e mire per vitin 2015. Ketij grupi i eshte rikthyer grinta, e cila kishte munguar per nje kohe te gjate. Edhe tri ndeshje te forta kane mbetur, i kemi te gjitha shanset qe te marrim titullin. Tre derbe pa fitore do te ishin te tepert. Ne kemi lojtaret e duhur, qe mund te bejne diferencen dhe te thyejne “akullin” e derbit. Thashe qe Tirana i ka te gjitha mundesite dhe aftesite per te fituar. Ekipi prodhon loje, pertej eliminimit nga Kupa. Ky eshte nje faktor qe jep shprese. Tashme jemi nje ekip qe nuk dorezohet dhe lufton deri ne finish. Kemi nje super-tifozeri. Dhe po ta vesh re, qe te gjitha grupimet e qyteteve te tjera po imitojne tifozet tane. Do doja te mos e kisha lene direkt futbollin, sa per te shijuar nga fusha ate qe percjellin shkallet e stadiumit dhe tifozet bardheblu”, ka deklaruar Muka.

Devi Muka

POSTIME TE NGJASHME