Deklarate per shtyp

KF Tirana nepermjet kesaj deklarate per shtyp, deshiron te sqaroje pozicionin e klubit ne lidhje me doreheqjen e trajnerit Ilir Daja. KF Tirana vlereson punen e bere prej tij pergjate shtate muajve ne drejtim te skuadres dhe e falenderon publikisht per gjithcka ka dhene ne kete periudhe. Trajneri Daja i ka paraqitur zyrtarisht presidentit Refik Halili doreheqjen e tij dhe ne te njejten kohe, ka mesuar se deshira qe te jete serish pjese e nje projekti te ri per sezonin e ardhshem eshte e madhe. KF Tirana falenderon trajnerin per punen e bere dhe korrektesine ne marrdhenie. Gjate diteve ne vazhdim, klubi do te bej nje analize te hollesishme per gjithcka ka ndodhur ne sezonin qe u mbyll, per te konstatuar gabimet dhe permiresuar ne te ardhmen e afert. Gjithashtu brenda pak diteve klubi do te negocioje me trajnerin Daja nje marreveshje te re dhe afatgjate per nje projekt ambicioz. KF Tirana vlereson mendimin pozitiv te tifozeve bardheblu qe njesoj si klubi vleresojne dhe kerkojne qendrimin e trajnerit Daja ne krye te skuadres .

image