Debatik Curri: Do te luajme tete finale per titullin

Ka lene grumbullimin me kombetaren dhe demtimin ne shpine per tu rikthyer tek Tirana. Debatik Curri ben analizen e tij para Flamurtarit dhe gjysemfinales me Lacin per Kupen e Shqiperise. “Jane edhe 8 finale, ndaj do te futemi ne cdo ndeshje per ta fituar. Nuk jemi dorezuar per titullin, jemi ne gare edhe ne Kupe, ndaj deri ne finish do te tentojme per te dy trofete. Flamurtarin e njohim si kundershtar, kemi luajtur tri here kete sezon. Besoj se do te fitojme, do ruajme traditen dhe do t’i marrim tri piket e plota. Deshira eshte qe t’i marrim 24 piket qe kane mbetur. Mundesite i kemi, ne tri ndeshjet e fundit madje kemi deshmuar rritje, kemi bere realisht lojera te mira dhe mbi te gjitha me ekipet kryesuese. Ndaj do tentojme qe t’i marrim qe te gjitha, ne fund do te bejme llogarite. Aleancat jane bere pjese e bisedave cdo jave. Por, ne nuk kemi pse u druhemi, te shohim veten dhe te bejme ndeshjet tona. Nese je me i forte, ia del edhe kur ka aleanca. Megjithese, pa dyshim qe e veshtire eshte, pasi nuk eshte e lehte te shpallesh kampion kur te tjeret kane aleate dhe t’i vazhdon te luash drejt. Laci ka qene ekipi qe na ka hapur shume veshtiresi. S’e kemi mundur asnjehere, vetem nje barazim i kemi marre. Ndaj eshte momenti i duhur per revansh. Ekipet e medha dhe pretendente, ne ndeshje te tilla e tregojne veten”, perfundoi Curri.

Debatik Curri Do te luajme tete finale per titullin

POSTIME TE NGJASHME