Cmimet e biletave per ndeshjen Tirana – Skenderbeu

KF Tirana ka percaktuar cmimet e biletave per ndeshjen e pare ne “Selman Stermasi”, takim i cili do te luhet te henen ne oren 14:00. Bardheblute do te perballen me Skenderbeun ne nje ndeshje teper te veshtire per objektivat sezonale. Biletat per ndeshjen e pare ne “Selman Stermasi” do te kene serish cmime favorizuese per tifozerine bardheblu. Biletat per tribunen kryesore do te kushtojne 1000 leke (te reja) ndersa per te gjithe sektoret e tjere te stadiumit do te kushtojne vetem 300 leke (te reja). Biletat do te dalin ne shitje shume shpejt dhe per vendin ku do te mund ti gjeni ato do te kete nje njoftim te dyte. KF Tirana fton te gjithe tifozet bardheblu te mos mungojne ne ndeshjen e pare qe bardheblute do te luajne ne “Selman Stermasin” e tjetersuar ne nje shtepi bashkekohore.

image