Apeli ul denimin per Gentjan Mucen dhe rikthen tifozet ne stadium

Komisioni i Apelit prane Federates Shqiptare te Futbollit sot pasdite eshte mbledhur per te rishikuar vendimet e dhena nga Komisioni i Disiplines. Vendimi per te mbyllur dyert e stadiumit brenda dhe jashte kryeqytetit per tifozerine bardheblu nga 8 ndeshje eshte reduktuar ne vetem 2 ndeshje brenda, (nje eshte shlyer dhe nje tjeter likuidohet kundrejt pageses) per te rihapur dyert e shtepise bardheblu. Vendimi per te perjashtuar nje vit nga aktiviteti Gentjan Mucen eshte reduktuar me 6 ndeshje pezullim dhe 1 milione leke (te vjetra) gjobe. Mbrojtesi ka kryer dy ndeshje pezullim dhe do ti duhet te shlyej edhe kater te tjera. Apelimi i bere prane Komisionit te Apelit ka marre sot zgjidhje per te mos penalizuar tifozet dhe klubin bardheblu per sezonin e ardhshem.

image