Ansi Nika i bashkohet bardhebluve


Skuadra ka nisur sot pergatitjet me ritem te larte per sezonin e ri. Bardheblute nen drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik kane nisur zyrtarisht fazen pergatitore qe do te zhvillohet e ndare ne dy pjese. Ne ditet ne vijim bardheblute do te sterviten ne palester dhe tek kompleksi “Skender Halili”, ndersa ne mesin e muajit korrik do te zhvendosen jashte vendit, per te kryer nje periudhe pergatitore, zhvilluar ndeshje miqesore dhe kolauduar skuadren per sezonin e ri. 

Sot me ekipin eshte bashkuar ne stervitje Ansi Nika. Mesfushori me tipare sulmuese ka qene pjese e Kukesit ne sezonin e kaluar nderkohe qe ne sezonin e ri ai do te jete pjese e Tiranes. Nika ka nisur sot stervitjen me bardheblute pasi eshte prezantuar fillimisht me skuadren e tij te re. Ne ditet ne vazhdim Afrim Taku do ti bashkohet skuadres nderkohe qe klubi po punon per te afruar te tjere lojtare te rendesishem.