Ansi Agolli premton te rikthehet ne shtepi

Ne nje interviste te dhene per Gazeten Shqiptare, vec rrefimit per fitoren me Armenine, Ansi Agolli ka folur per shtepine e tij. (Te plote intervisten e gjeni ne Gazeten Shqiptare).

Dihet që ju jeni një lojtar simbol i K. F. Tiranës dhe i tifozerisë bardheblu. Ajo ju mbështeti në “Elbasan Arena” dhe natyrisht ëndërron një rikthimin tuaj “në shtëpi”. Ju e mendoni këtë moment, apo e shihni të largët?

Ansi Agolli premton te rikthehet ne shtepi

Ahhh, Tirona dhe “Tirona Fanatics”. Pika ime e dobët. Më dukej sikur vetëm ata ishin atë ditë në “Elbasan Arena” sepse s’kanë pushuar gjithë ndeshjen duke na mbështetur, me gjithë respektin që kam për grupimet e tjera që ishin në stadium. Unë jam afër tyre, në një mënyrë apo një tjetër, mbase jo prezent fizikisht, por në mënyrën time jam. As që diskutohet: unë do të kthehem një ditë dhe për këtë jam shumë i sigurt. Si puna e atij fëmijës që del dhe shëtit gjithë ditën, por në darkë shkon te ‘nona vet’. Diçka shtesë. Meqënëse jam prej 5 vitesh këtu, dua apo s’dua jam bërë pak azer (qesh). Kisha një dedikim për këtë fitore për trajnerin tim këtu në Karabak FC, pasi është ai që punon aq shumë që unë të rritem profesionalisht dhe do të doja ta ndaja këtë fitore gjithashtu, me gati 1 milionë refugjatë të cilët jetojnë këtu në Baku, larg shtëpive të tyre. Një histori e dhimbshme e ngjashme me atë shqiptarëve të Kosovës në kohën e luftës. Uroj që një ditë të kthehen në vendin e tyre dhe që ekipi im një ditë të luajë në qytetin e tij, aty ku ka prejardhjen e të parëve.

POSTIME TE NGJASHME