Akademia e Tiranes

Akademia e KF Tiranes eshte nje institucion futbolli ku gjenerohen brezat e rinj. Nje staf i kualifikuar punon cdo dite me 240 femije te regjistruar nen logon bardheblu. Infrastruktura qe disponon kjo akademi eshte padiskutim me e mira ne vend dhe investimet qe po e prekin ate dita dites shtojne komoditetet dhe permiresojne kushtet e punes per ata qe cdo dite sterviten per tu bere futbolliste ne nje te ardhme te afert. Ne Akademine e KF Tiranes numerohen 12 skuadra, 240 futbolliste, 13 trajnere te kualifikuar per te punuar me te rinjte dhe te tjere pjestare te stafit qe punojne ne nje institucion futbolli. Kompleksi stervitor “Skender Halili” ofron tre fusha per stervitjen e femijve, nje ambient multifunksional, parking, ambiente te brendshme ne godinen qendrore si dhe tre tribuna qe kane nje kapacitet te mjaftueshem per ti mundesuar te gjithe te interesuareve mundesine per te ndjekur nga afer te afermit e tyre qe luajne apo sterviten. Akademia e Tiranes numeron ne staf nje sere personalitetesh bardheblu qe me eksperiencen e tyre dhe kualifikimet perkatese ofrojne shume per te rinjte.
Akademia e KF Tiranes eshte nje mundesi ideale per te gjithe femijet. Duke nisur nga mosha 8 vjecare, me kushte ideale, padiskutim me te mirat ne vend, Akademia e KF Tiranes mirepret te gjithe ate qe duan ti bashkohen te ardhmes bardheblu. Talenti, pasioni, argetimi dhe mbi te gjitha edukimi sportiv jane pjese e punes se perditshme qe behet per te nesermen.