17-vjecaret mundin Skenderbeun dhe sigurojne finalen

Tirana e 17-vjecareve ka bere nje ndeshje mjaft te mire sot ne perballjen me Skenderbeun duke arritur te fitoj takimin dhe te siguroje finalen ne fazen e Play Off. Bardheblute e drejtuar nga Sulejman Mema kane arritur te shenojne dy here ne pjesen e dyte te takimit me ane te Beshiraj dhe Keqas ne minutat 54’ dhe 70’. Ky takim u zhvillua ne kompleksin “Internacional” ne Peze dhe u ndoq nga afer nga drejtuesit e klubit dhe stafi teknik. Bardheblute e vegjel  nuk kane zhgenjyer por kane bere ate qe pritej perballe Skenderbeut. Finalja e Play Off-it do te zhvillohet diten e hene dhe Tirana do te kete perballe skuadren e Shkendijes qe ka mundur sot Flamurtarin. Axhenda e plote e kesaj finale nuk eshte percaktuar ende zyrtarisht.

image

Skenderbeu – Tirana 0-2
Shenues: Beshiraj 54`, Keqa 70`
Skenderbeu: Brace, Lisi, Tako, Ndoci, Ferhati, Liqeri (Bregasi 54`), Goskova (Kaposhi 57`), Pejo, Shaqe (Dede 59`), Kocibelli, Dinglloshi Trajner: G. Lici
Tirana: Kodra, Peti (Doci 72`), Cake, Tamizi, Burgaj, Dingu (Xhymerti 54`), Beshiraj, Keqa, Zenuni (Bylyku 72`), Llanaj (Tabaku 72`), Topalli (Xhepa 63`) Trajner: S. Mema
Gjyqtare: E. Hamiti, P. Simoni, E. Gjoka
Kartone te verdhe: Lisi, Liqer