17-vjecaret fitojne ne Shkoder, ndalen te rinjte

17-vjecaret bardheblu kane marre nje tjeter fitore ne kampionat duke bere nje tjeter hap te suksesshem. Kete rradhe skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Mema ka arritur te fitoje ne transferte perballe Vllaznise duke mbajtur ritmin e duhur ne garen per titullin kampion. 17 vjecaret bardheblu kane arritur te fitojne me rezultatin 1-2 perballe moshatareve nga Shkodra dhe golat per kete tre pikesh te arte u shenuan nga Cake dhe Topalli.  Skuadra e Sulejman Memes numeron 12 ndeshje, 10 fitore, 0 barazime dhe 2 humbje. Bardheblute e vegjel kane nje golavarazh 34-13, 30 pike dhe mbajne ne vendin e dyte ne renditje.

19-vjecaret bardheblu jane ndalur perballe moshatareve nga Shkodra duke u mundur me rezultatin 3-1. Skuadra e drejtuar nga Astrit Hafizi pas fitores ne javen e kaluar eshte mundur ndaj Vllaznise duke mbetur ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit. Golin e vetem per bardheblute e ka shenuar Prendi ne minuten e 76’. Skuadra e drejtuar nga Astrit Hafizi numeron 12 ndeshje, 6 fitore 1 barazim dhe 5 humbje. Te rinjte bardheblu kane nje golavarazh 33-31, 19 pike dhe mbajne vendin e katert renditje.

image

U17 Vllaznia-Tirana   1-2
Shënues: Mani 79’ / Cake 56’, Topalli75′ 
Vllaznia: Kurtula, Rahova, Isufi, Tahiraga, Dani, Mehja, Smajli, Parubi, Marinaj,Hoxha, Palushani Trajner I. Zhejani (U aktivizuan Mani, Boriçi, Hasa, Ymeri, Kraja)
Tirana: Kodra, Pati, Cake, Isha, Burgaj, Keqa, Dingu, Llanaj, Zenuni, Beshiraj, Topalli Trajner: S. Mema (U aktivizuan Xhepa, Tamizi,Doçi, Bylyku)
Gjyqtarë: N. Soko, A. Vila, D. Sinani

U19 Vllaznia -Tirana 3-1
Shënues: Zogaj 12’, Miloti 28’,Vecaj 65’ / Kr. Prendi 76’
Vllaznia: Vjerdha, Kola, Miloti, Frangaj, Kukaj, Blinishta, Pusi, Zogaj, Balaj, Hebaj, Vecaj Trajner: E. Doçi (U aktivizuan Toma, Hoti, Hyseni, Erkoçeviç, Tula)
Tirana: Shehri, Kuka, Deliaj, Zhivanaj, R. Nuriu, M. Nuriu, Koldashi, Mumajeci, Doka, Prendi, Sadiku Trajner: A. Hafizi  (U aktivizuan Çeliku, Memoçi, Isaj)
Gjyqtarë: Xh. Mema, A.Vila, D. Sinani