​Afrim Taku rikthehet ne shtepi 

Afrim Taku do te rikthehet ne shtepi per te luajtur serish per Tiranen. Futbollisti bardheblu ka gjetur akordin zyrtar dhe eshte zyrtarisht pjese e Tiranes per sezonin e ri. Sot marreveshja eshte bere zyrtare nderkohe qe Taku do ti bashkohet skuadres pas dates 5 korrik, kur do te rikthehet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne ditet ne vazhdim, klubi do te zyrtarizoje te tjera perforcime cilesore qe do te perforcojne skuadren per sezonin e ri. Pas rikthimit te Likes dhe Takut, emra te tjere rendesishem do te afrohen ne nje kohe te shkurter per te kompletuar skuadren para se te nise faza pergatitore jashte vendit.